Arbëri

Infermierja shqiptaro-amerikane e prekur me COVID-19, rrëfen betejën profesionale e personale me virusin

Infermierja shqiptaro-amerikane e prekur me COVID-19, rrëfen betejën profesionale e personale me virusin

Personeli mjekësor në mbarë botën është vënë në frontin e parë të luftës kundër koronavirusit, shpesh duke paguar një çmim të lartë. Një prej tyre është Syzana Gjokaj, me origjinë nga Kosova, tani menaxhere e ekipit infermier në repartin e urgjencës të Spitalit Presbiterian në Nju Jork.

Në betejën me koronavirusin në punë, Syzana u diagnostikua vetë me COVID-19. Zëri i Amerikës bisedoi me Syzanën dhe vajzën e saj, Sarah, e cila ka vendosur të ndihmojë në mënyrën e saj kolegët e nënës së saj që vazhdojnë betejën kundër koronavirusit.