Arbëri

Në Shqipëri edhe 17 raste të reja me koronavirus, shkon në 400 numri i të prekurve

Në Shqipëri edhe 17 raste të reja me koronavirus, shkon në 400 numri i të prekurve

Në deklaratën e përditshme për shtyp, Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 236 raste për koronavirus, nga ku 17 raste kanë rezultuar pozitiv, duke e çuar në 400 numrin e përgjithshëm të të prekurve me Covid-19.

Një ditë më parë numri i të prekurve me koronavirus në vend ishte 383, kurse numri i viktimave 22, aq sa ka mbetur edhe sot.