Arbëri

Von Cramon thërret BE-në t’ia heqë vizat Kosovës

Von Cramon thërret BE-në t’ia heqë vizat Kosovës

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon ka kërkuar që qytetarëve të Kosovës t’iu sigurohet liberalizimi i vizave, gjë kjo për të cilën ka thënë se është dashur të ndodhë qëmoti.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën është dashur të ndodhë moti. Secili e di këtë gjë”, ka shkruar ajo në Twitter.