Arbëri

Rinis ndërtimi i mini-hidrocentraleve, banorët të pafuqishëm për të kundërshtuar

Futja e lumit Lepenc në gypa ka shqetësuar banorët e Brezovicës. Ndërtimin e një mini-hidrocentrali, banorët e konsiderojnë uzurpim të së drejtës për të pasur jetë normale.

“Ky është shkatërrim i mjedisit, i ambientit se ky vend është turistik dhe kështu e humb këtë kuptim. Në anën tjetër, është edhe burim i ujit të pijes. E kjo ndalohet që të dëmtohet. Lumi nuk lejohet të ofrohet për koncesion aq më tepër të punohet këtu, sidomos në këto rrethana të pandemisë. Këtu ende punohet dhe rrezikohen të gjithë nga pandemia. Njerëzit s’janë të vetëdijshëm për rrezikun”, ka thënë Dobrivoje Sefanoviq, banor.