Arbëri

Lansohet fushata “Të mbështesim infermieret dhe mamitë”

Lansohet fushata “Të mbështesim infermieret dhe mamitë”

UN Women, në bashkëpunim me UNFPA dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, kanë lansuar fushatën “Të mbështesim infermieret dhe mamitë”.

“Dita Botërore e Shëndetit është ditë që shënohet globalisht çdo vit në 7 Prill. Në shënim të kësaj dite, këtë vit UN Women, në bashkëpunim me UNFPA dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë lansojnë fushatën “Të Mbështesim Infermieret dhe Mamitë.” Duke pasur parasysh situatën e pandemisë COVID-19 me të cilën po ballafaqohet e tërë bota, këtë vit Dita Botërore e Shëndetit ka për qëllim lartësimin e rolit jetësor të cilin e luajnë punëtoret shëndetësore në luftën ndaj pandemisë”, thuhet në komunikatën e përbashkët për media.