Arbëri

Në Shqipëri 16 raste të reja me Covid-19, numri i të infektuarve shkon në 377

Foto: LSA

Janë raportuar 16 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 377. Shifrat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë, në raportimin e sotëm, lidhur me situatën më të fundit të koronavirusit në Shqipëri.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë atje, rastet e reja kanë dalë pas testimit të personave që ishin të dyshuar në 24 orët e fundit, konktate të të prekurve dhe rrethit të tyre, gjatë depistimit të bërë në terren, raportojnë mediat në Shqipëri.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 175 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2571 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 377 raste. Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 116. Pra rreth 30% e të prekurve deri tani rezultojnë të shëruar”, është thënë në njoftimin për media të MSH-së.