Arbëri

Thaçi bën kallëzim penal kundër Bahtirit për deklaratën e tij për “vëllavrasje”

Thaçi bën kallëzim penal kundër Bahtirit për deklaratën e tij për “vëllavrasje”

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka deponuar kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit kundër kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtirit.

Ky kallëzim ndërlidhet me deklaratën e Agim Bahtirit, e cila nga ana e presidentit Thaçi është cilësuar si sulm kundër rendit kushtetues të Kosovës, dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës dhe nxitje e përçarjes dhe mos durimit.