Arbëri

Roth: Për shkak të padurimit për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, administrata Trump mbështeti rrëzimin e Kurtit

Drejtori Ekzekutiv i Human Rights Watch, Kenneth Roth, ka reaguar ndaj rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Përmes një postimi në Twitter, Roth ka thënë se në padurimin e saj për të mbështetur dikë që mund të arrinte një marrëveshje paqeje me Serbinë, administrata e Trumpit, mbështeti rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Ai tutje, duke shpërndarë një artikull të The Economist që flet për rrëzimin e Qeverisë, ka shtuar se nga shumica u mendua se Kurti është shansi i vetëm që Kosova të shpëtojë nga liderët e korruptuar.

“Në padurimin e saj për ta mbështetur dikë që mund të arrinte një marrëveshje paqeje me Serbinë, administrata e Trumpit mbështeti rrëzimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të cilin shumica kanë menduar që është ‘i vetmi shans që ta shpëtojë vendin nga liderët e korruptuar dhe luftëtarët e së kaluarës’”, ka thënë ai.