Arbëri

Apostolova përgëzon institucionet e Kosovës, kërkon të lihen anash debatet e panevojshme

Apostolova përgëzon institucionet e Kosovës, kërkon të lihen anash debatet e panevojshme
 

Shefja e Zyres së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka bërë thirrje që të lihen anash dallimet politike dhe debatet e padobishme teksa Kosova, ashtu si edhe mbarë bota, përballet me një krizë shëndetësore të paprecedent.

Ajo, në një përgjigje për KOHËN, e ka përgëzuar në të njëjtën kohë deklaratën e përbashkët të ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministrit në Detyrë për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jeftiq, të lëshuar disa ditë më parë, për ofrimin e mbështetjes për të gjitha komunitetet.