Arbëri

Sekretari i EFJ-së: Thaçi e Vuçiqi po tentojnë të tensionojnë veriun për interesa të tyre

Sekretari i EFJ-së: Thaçi e Vuçiqi po tentojnë të tensionojnë veriun për interesa të tyre

Duke kërkuar përmbajtje nga mediat në Kosovë nga intensifikimi i tensioneve në veri, në kohë krize, Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) ka akuzuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiq se po tentojnë të nxisin tensione për interesa të tyre.

“Duket qartë që disa politikanë, duke nisur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po e përdorin krizën me koronavirus për të nxitur tensione politike e sociale në interes të tyre. Ftojmë gazetarët të mos hyjnë në këtë lojë dhe të veprojnë në interes të publikut”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i EFJ-së, Ricardo Gutierrez.