Arbëri

Për qeveri të re pa VV-në, duhet domosdo zgjedhje të reja

Fituesi i zgjedhjeve është burimi i legjitimitetit për qeverisje, i ka thënë gazetës Nezir Kraki. Ai insiston se për qeveri të re, pa fituesin, duhet domosdo materie e re, përkatësisht zgjedhje të reja, shkruan KOHA.

Kraki është profesor i shkencave politike në Université Paris-Est Créteil (UPEC). Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, ai ka folur për keqpërdorimin e Kushtetutës nga politika. E veç kësaj, ka komentuar edhe mbi zhvillimet politike pas mocionit të mosbesimit kundër Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

“Aty ku ka Kushtetutë nuk duhet të ketë dëshira politike për pushtet dhe aq më pak pazare politike për përmbysje të rendit kushtetues”, ka thënë ai. “Fituesi i zgjedhjeve është burimi i legjitimitetit për qeverisje. Nuk ka rrugë të tjera as filozofike, as juridike dhe sidomos jo rrugë politike”.

Në këtë intervistë Kraki ka folur edhe për zgjidhjen kushtetuese që duhet ta pasojë mocionin, e po kështu edhe për pasojat që do të kishte një zgjidhje jokushtetuese, por edhe një precedent i ri, që fituesin e zgjedhjeve do ta linte në opozitë.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E Diela me Koha Ditore”. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.