Arbëri

E padrejtë vlerësohet mospërfshirja e punëtorëve të “Pastrimit” në Pako Fiskale, kërkohet që edhe ata të shpërblehen

E padrejtë vlerësohet mospërfshirja e punëtorëve të “Pastrimit” në Pako Fiskale, kërkohet që edhe ata të shpërblehen
Foto: Kompania "Pastrimi"

Sindikata e Punëtorëve të Kompanisë “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, ka reaguar lidhur me zhgënjimin për anashkalimin e punëtorëve të vet, nga institucionet e nivelit lokal dhe qendror, për siç thonë ata, në mospërfshirjen e tyre në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Ata do të duhej të shpërbleheshin sikurse punonjësit tjerë meritor, sepse të njëjtit punëtorë të kësaj kompanie çdo ditë po ballafaqohen drejtpërdrejtë me rrezikun e viruseve te ndryshme e sidomos tashme të koronavirusit COVID-19”, thuhet në reagimin e tyre, përcjell Koha.