Arbëri

Thaçi: Sot nisën konsultimet me partitë politike për formimin e institucioneve

Thaçi: Sot nisën konsultimet me partitë politike për formimin e institucioneve
Foto: Koha

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u deklarua për media pas takimeve që zhvilloi me liderët e partive politike, më konkretisht, me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, kreun e LDK-së Isa Mustafa dhe atë të PDK-së, Kadri Veseli.

"Pavarësisht vështirësive që i kemi nga koronavirusi jeta institucionale në Kosovë vazhdon dhe natyrisht funksionimi i demokracisë duhet të vazhdojë. Sot si president i vendit pas mocionit të mosbesimit ndaj Kosovës jam detyruar duke respektuar kushtetutën dhe ligjet për të filluar konsultimet me partitë politike në vend për formimin e institucioneve”, tha Thaçi, raporton KOHA.