Arbëri

Veseli i përgjigjet ftesës së Thaçit, pritet të takohen nesër në orën 11:00

Veseli i përgjigjet ftesës së Thaçit, pritet të takohen nesër në orën 11:00
Foto: Koha / Arkiv

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentit Hashim Thaçi për takim konsultativ lidhur me mundësinë për formimin e Qeverisë.

Ftesa Veselit i kishte ardhur një ditë më parë. Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëdhënësi i kësaj partie, Avni Bytyçi, sipas të cilit takimi Thaçi-Veseli do të ndodh të mërkurën në orën 11:00.