Arbëri

AGK-ja kërkon që edhe gazetarët e punonjësit e tjerë medialë të përfshihen në Pakon Emergjente të Qeverisë

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim
 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e sheh me shqetësim të madh mospërfshirjen punonjësve medialë në Pakon Emergjente Fiskale, të miratuar nga Qeveria në detyrë.

“Përballë një pandemie globale, vlerësojmë se punonjësit medialë duhet të mbështeten nga shteti, pasi gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët, janë pothuajse në vijën e parë të frontit në këtë betejë”, thuhet në reagim.