Arbëri

Vdes një 82-vjeçare në Shqipëri, viktima e 12 nga koronavirusi

Vdes një 82-vjeçare në Shqipëri, viktima e 12 nga koronavirusi
 

Ka vdekur në spitalin Infektiv pacientja 82-vjeçare L. M., nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19.

E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë, raporton Tch.