Arbëri

Rukiqi thotë se ekonomisë i duhen 300 milionë euro, Trusti shihet si opsion

Rukiqi thotë se ekonomisë i duhen 300 milionë euro, Trusti shihet si opsion

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë në Express intervistën në KTV, se bizneset në vend po ballafaqohem me probleme të mëdha shkaku i gjendjes së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Ai parashikon se kjo situatë do të zgjasë edhe për një kohë, andaj vlerëson se Qeveria duhet të gjejë formën që të fusë mjete në qarkullim.