Arbëri

Eksperti Beqiri paraqet tre skenarë të mundshëm të përhapjes së COVID-19 në Kosovë

Eksperti Beqiri paraqet tre skenarë të mundshëm të përhapjes së COVID-19 në Kosovë

Merkur Beqiri, ekspert dhe konsulent ndërkombëtar me përvojë mbi njëzetvjeçare në menaxhimin e të dhënave, përfshirë në shëndetin publik, ka paraqitur një projeksion të mundshëm të infeksioneve nga COVID-19 në Kosovë për 2 javët e ardhshme, duke u mbështetur tek përvojat e vendeve tjera në botë.

Përmes një statusi në Facebook ai i është referuar edhe rritjes së rasteve aktive të koronavirusit në Kosovë brenda një dite, nga 91 në 97.