Arbëri

Thaçi takon ambasadorët e QUINT-it, insiston në qeveri gjithëpërfshirëse

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka pritur në takim ambasadorët e QUINT-it dhe atë të Bashkimit Evropian, për t’i informuar për hapat që do t’i ndërmarrë pas rrëzimit të Qeverisë Kurti përmes një mocioni mosbesimi në Kuvend, gjatë javës së kaluar.

Sipas njoftimit për medie të Zyres së Presidentit, në takim ishin Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ambasadori i Gjermanisë, Ambasadorja e Francës, Ambasadori i Italisë dhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë.