Arbëri

Qeveria kërkon kredi për financimin e pakos emergjente

Qeveria kërkon kredi për financimin e pakos emergjente

Qeveria e Kosovës nuk i ka siguruar mjetet për pakon emergjente në vlerë mbi 170.6 milionë euro të propozuar tri ditë më parë nga Ministria e Financave. Kjo pako, që synim ka ndihmën për bizneset dhe qytetarët e dëmtuar nga paraqitja e virusit COVID-19, do të varet nga kërkesat për kredi dhe nga mbështetja e institucioneve financiare ndërkombëtare.

Përveç alokimit fillestar të shumës prej 10 milionë eurosh për Ministrinë e Shëndetësisë, Ministria e Financave dhe Transfereve është duke negociuar me Bankën Botërore për financim deri në 70 milionë euro. Një kërkesë tjetër e ka dorëzuar në Fondin Monetar Ndërkombëtar për një kredimarrje nga instrumenti i shpejtë financiar në masën e 52 milionë eurove. Shumën prej 35 milionë eurove tjera e ka kërkuar nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës, raporton KOHA.