Arbëri

Mbërrin në 79 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

Mbërrin në 79 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

Tetë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Kosovë, duke e ngritur në 79 numrin e përgjithshëm.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një statusi në Facebook. Ai ka treguar se të enjten janë testuar 89 persona, tetë prej të cilëve janë rezultuar positive, transmeton KOHA.