Arbëri

Surroi: Rikapitulim i furtunës së djeshme

Foto: Koha

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, ka bërë një rikapitulim të asaj që ndodhi të mërkurën, kur në Kuvend u votua mocioni për mosbesim ndaj Qeverisë Kurti, e që ai e ka quajtur furtuna e djeshme dhe se çfarë e pret vendin në ditët dhe javët në vazhdim.

Postimi i plotë i Surroit në Facebook

“Pra, rikapitulim pas furtunës së djeshme:
1. Qeveria e Kosovës vazhdon punën me të gjithë anëtarët e vet, pos ata të shkarkuar nga kryeministri. Me këtë është pajtuar edhe kryetari i LDK-së.
2. Është evituar shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, një tentim uzurpimi pushteti me pretekst COVID-19.
3. Çështja e taksës 100 për qind tashmë ka hyrë në proces gradual heqje me vendosje të reciprocitetit. Një proces i këtillë është konfirmuar në bisedat që i ka pasur kancelarja Merkel me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë. Një proces i këtillë është pranuar nga ana e Serbisë. Kjo tashmë është temë dytësore.
4. Meqë nuk di kush për marrëveshje sekrete Thaçi-Vuçiq, ajo është nule për Kosovën dhe e paqenë për Qeverinë e Kosovës , institucion i vetëm i autorizuar për të zhvilluar negociatat me Serbinë, kur të krijohen kushtet për këtë .Qeveria e Kosovës ka obligim të merret urgjentisht me COVID-2019 .
5. Do të ketë Qeveri të re, sipas procedurave kushtetuese për ta zëvendësuar një Qeveri në dorëheqje (neni 100, pika 6) dhe brenda kushteve të sigurisë së shëndetit publik”.