Mustafa: Nuk do t’i tërheq ministrat, është në vullnetin e Kurtit

Mustafa: Nuk do t’i tërheq ministrat, është në vullnetin e Kurtit

26 March 2020 08:58

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk do të tërheq ministrat e partisë që drejton, edhepse Qeveria është rrëzuar të mërkurën mbrëma.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, të enjten, tha se është në vullnetin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti t’i mbajë ose t’i lirojë nga detyra, siç bëri mbrëmë me zv.kryeministrin e parë, Avdullah Hoti.

“Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do t’i tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje. Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate!”, ka shkruar Mustafa.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

refi26/03/2020 12:27

Te ghithe ministrat qe nuk vijne nga radhet e LVV, duhet te paraqesin doreheqjen para kryeministrit Kurti. A ka per ti pranuar ai ato apo jo, eshte qeshtje e mbrendshme e LVV.

hilmiasllani26/03/2020 12:34

Z Mustafa, sjellja juaj tani NUK e arsyeton as të kaluarën por as të tashmen tuaj politike e cila ka plot njolla dhe dyshime se si dhe me qfar djallëzish si kjo keni arritur ti mbijetoni të gjitha kohërave që nga koha e Rrahman Morinës e deri sot . Një është e vërtet se për Interes të Kosovës NUK e ke vepruar asnjëherë, por ke notuar sipas pushteteve dhe kohës pa asnjë parim por duke iu përshtat të tjerëve...Fundi i juaj nuk do jetë i ndritur dhe historia do shkruajë për figurat për aq sa janë me vlerë për kohën kur vepruan dhe të ardhmen e këtij vendi, e ne rastin tuaj dyshoj se do gjejnë ndonjë vlerë për asgjë, perveq se si shembull të një politikani pa kurrizor i cili noton dhe përshtatet kohës dhe hapësirave që i mundësohen duke ruajtur dhe mbrojtur vetëm lëkurën e tij.

Shto koment

Të ngjashme