Arbëri

Shqipëri, një 71-vjeçare viktima e gjashtë nga koronavirusi

Shqipëri, një 71-vjeçare viktima e gjashtë nga koronavirusi

Gjatë mbrëmjes së sotme ka vdekur një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive me respirator, raporton TopChannel.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në Spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë.