Arbëri

Protesta nga ballkonet në Prishtinë pas rrëzimit të Qeverisë

Protesta nga ballkonet në Prishtinë pas rrëzimit të Qeverisë
 

Protesta nga ballkonet, duke shkaktuar zhurmë prej tenxhereve e tepsive, ka nisur të mërkuren pak para mesnate, në shenjë pakënaqësie ndaj rrëzimit të Qeverisë. Zhurma e tenxhereve dhe tepsive është dëgjuar në shumë lagje të Prishtinës.

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të mërkuren mocionin për mosbesim, duke e rrëzuar Qeverinë Kurti në kohën kur Kosova po përballet me krizën më të rëndë që nga lufta, e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.