Arbëri

Mot i ftohtë do të mbretërojë edhe në dy ditët e ardhshme

Mot i ftohtë do të mbretërojë edhe në dy ditët e ardhshme
 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se të mërkurën do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të borës, ndërsa temperaturat mbesin të ngjashme me ato të ditës së martë.

Të enjten parashihet mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell, kurse temperaturat do të shënojnë rritje të lehta.