Arbëri

Thaçi letër Kurtit: Pezulloje vendimin - ke krijuar panik, frikë e paqartësi

Foto: Koha

Presidenti i Kosovës ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës ta pezullojë vendimin e djeshëm.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pasi i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, i është drejtuar edhe kryeministrit Albin Kurti, siç tha ai, përmes një letre.

Nga ai, thotë se ka kërkuar ta rishqyrtojë vendimin për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve. Me këtë vendim, thotë Thaçi, kryeministri Kurti vetëm ka krijuar panik.

“Le të rishqyrtojë vendimin me të cilin ka krijuar, panik, frikë, tollovi e paqartësi”, u shpreh Thaçi, raporton KOHA.

Tutje, tha Thaçi, “Kurti ta pezullojë atë vendim deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.