Arbëri

Ambasadori gjerman i kërkon Johns Hopkinsit të përfshijë edhe Kosovën në databazën për koronavirus

Descriptive Text

Ambasadori gjerman Kosovë, Christian Heldt, për mes profilit të tij në "Twiiter" i ka bërë thirrje Johns Hopkins University të regjistrojë edhe të dhënat e Kosovës në hartën për rastet me Corona Virus.

"I dashur ekip i Johns Hopkins, jam mjaft i mahnitur kur shoh përditësimet tuaja globale për Corona e që Kosova u rendit fillimisht me numra të vjetruar dhe më pas u zhduk plotësisht. Autoritetet këtu azhurnojnë rregullisht dhe japin info", ka shkruar ai.