Arbëri

Apel i 6 deputetëve zviceranë për politikanët në Kosovë: Lini anash lojërat politike

Apel i 6 deputetëve zviceranë për politikanët në Kosovë: Lini anash lojërat politike

Gjashtë deputetë të Parlamentit të Zvicrës kanë dënuar përpjekjet për rrëzimin e qeverisë së Kosovës dhe sidomos synimin e presidentit Hashim Thaçi për t’ia marrë kompetencat kabinetit të kryeministrit Albin Kurti. Përmes një njoftimi, ata në të njëjtën kohë i kanë bërë apel edhe shefit të LDK-së, Isa Mustafës.

Këta deputetë të disa partive të Zvicrës kanë shprehur shqetësimin mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, transmeton KOHA.