Arbëri

Në Shqipëri shërohen dy pacientë nga koronavirusi

Foto: LSA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se pacienti zero është shëruar tërësisht nga koronavirusi.

Përveç tij, Rama thotë se edhe një pacient tjetër ka dalë negativ, duke çuar kështu numrin e të shëruarve në dy, raporton KOHA.

“Testi i dytë konfirmon negativ kontaktin e parë të pacientit zero. Del negativ edhe një pacient tjetër”, tha Rama në një postim në Facebook.

Ai për këtë lajm të mirë falënderoi mjekët e spitalit infektiv.