Arbëri

Kollçaku - LDK-së: Nuk ka kushte për mbajtje të seancës, Covid-19 sot i përcakton rregullat e veprimit

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka thënë se nuk ka kushte për mbajtje të seancës në Kuvendin e Kosovës, pak pasi Lidhja Demokratike e Kosovës e dërgoi mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, pjesë e së cilës është edhe vet.

Kollçaku, e cila me profesion është epidemiologe, thotë se në situatën në të cilën sot gjendet Kosova me koronavirus, e ku kujtojmë se numri i të infektuarve ka mbërritur shifrën 22, rregullat e veprimit sot i përcakton COVID-19.

Lexojeni të plotë komentin e Kollçakut:

A mos po mendoni se imuniteti politik i deputetit, nënkupton edhe imunitet karshi sëmundjeve???

NUK KA KUSHTE PËR MBAJTJE TË SEANCËS e aq më pak për debat parlamentar!

COVID-19 sot i përcakton rregullat e veprimit, mos harroni!

Shto kësaj rreth 150 komplete uniformash e maskash specifike mbrojtëse, e që sot janë më se të nevojshme për punëtorët shëndetësorë. Mirëpo edhe me marrje të të gjitha masave, NUK KA KUSHTE PËR DEBAT!

E kemi një Qeveri të përgjegjshme, ta lejojmë të veprojë me përkrahjen tonë. Të gjitha të tjerat mund të presin deri në pezullimin e gjendjes emergjente.

Mos po doni me rrëshqit në diktaturë?

Shëndeti para së gjithash!

Dr. Fatmire Kollçaku

Epidemiologe dhe Kryetare e Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes