Arbëri

Mocioni i LDK-së për mosbesim ndaj Qeverisë mbërrin në Kuvend

Foto: Driton Paçarada / KD

KOHA ka mësuar se mocioni për mosbesim ndaj qeverisë Kurti ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës.

Mbi 40 deputetë kanë dhënë nënshkrimet e tyre, por disa deputetë të LDK-së, dje kanë treguar se s’do ta japin nënshkrimin e tyre në këtë situatë në të cilën gjendet Kosova me COVID-19.

13 nënshkrime janë nga AAK-ja dhe 6 nga Nisma dhe AKR. PDK-ja ende nuk është deklaruar zyrtarisht nëse do ta mbështesë ose jo mocionin e LDK-së. Kjo parti e udhëhequr nga Kadri Veseli i ka 24 deputetë.