Arbëri

Testet elitare: Stafi i Emergjencës në Viti nuk u testua, prioritet zyra e Kurtit

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Kanë hyrë në ditën e 6-të të karantinës 17 mjekët dhe infermierët e Komunës së Vitisë, të cilët u obliguan të futen në vetizolim për shkak se patën kontakt me 77-vjeçarin, i cili u konfirmua me COVID-19.

E përkundër kësaj deri më tani askush prej këtyre mjekëve nuk janë testuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për të parë nëse janë prekur nga ky virus, raporton KOHA.