Arbëri

Gashi: GP përkrah propozimin e Kryesisë për mocionin, Osmani dhe dy deputetë me mendime ndryshe

Gashi: GP përkrah propozimin e Kryesisë për mocionin, Osmani dhe dy deputetë me mendime ndryshe

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në një prononcim për media ka thënë se janë pajtuar me kërkesën e kryesisë për mocionin e mosbesimit.

Ai ka konfirmuar se kryeparlamentarja Vjosa Osmani, dhe dy deputetë të LDK-së mendojnë ndryshe për këtë dhe kanë rezervat e tyre, transmeton KOHA.