Arbëri

Sot në Kosovë “Protestë n’ballkon” kundër politikës

Foto: Driton Paçarada / KD
Foto: Koha / Ilustrim
 

“Protestojmë n’ballkon!”, është thirrja e sotme për qytetarët e Kosovës nga një grup aktivistësh.

Replikë, një faqe e krijuar në Facebook, përmes një njoftimi për media u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës, që sot me fillim nga ora 20:00, të dalin nëpër dritaret dhe ballkonet e tyre dhe të krijojnë zhurmë me mjete të ndryshme të cilat nuk janë të rrezikshme si (çelësa ose tenxhere dhe lugë).