Arbëri

Për të kaluar mocioni i mosbesimit duhen 61 vota

Për të kaluar mocioni i mosbesimit duhen 61 vota

Tash, që partneri i koalicionit qeveritar, LDK-ja, ka paralajmëruar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, hapi i radhës është mbledhja e nënshkrimeve të deputetëve.

Sipas nenit 100, pika 1, të Kushtetutës së Kosovës, duhen firmat e 1\3 të të gjithë deputetëve që mocioni të shkojë për procedurë të mëtutjeshme në Kuvend.