Arbëri

Bashkë me Vitinë dhe Klinën, edhe Malisheva në karantinë

Descriptive Text

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka konfirmuar se edhe Malisheva nga sonte është në karantinë.

Ky vendim erdhi pasi sot, u rrit në 5 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë, e një prej tyre ishte nga Malisheva.

LEXO EDHE: Konfirmohen edhe 2 raste me koronavirus, numri i të prekurve në Kosovë shkon në 5

“Që nga mbrëme Vitia dhe Klina, e nga sonte edhe Malisheva, janë në karantinë. Gjatë kësaj kemi qenë në kontakt me strukturat lokale. Sot kontigjentet e para me rezerva mjekësore i nisem për Viti dhe Klinë. Qytetarët e Vitisë, Klinës, e tash edhe të Malishevës, si dhe struktura udhëheqëse atje, Kryetari Haliti, Kryetari Elezaj e Kryesuesi Gashi, Kryetari Begaj, te jene besimplote se do jemi ne mbështetje me krejt fuqinë. Është tejet e rëndësishme qe masat restriktive nga Qeveria te respektohen ne tërësi në mënyrë qe dëmet të jenë sa më të vogla dhe koha më e shkurtër në dalje nga kjo situatë”, ka shkruar Hoti, duke shtuar edhe thirrjen "QëndroNshpi".