Disa tenda janë vendosur në oborrin e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë.
Në një përgjigje për Kohën, drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka thënë se Komiteti është duke diskutuar se për çka do të shfrytëzohen.
Jozyrtarisht Koha ka marrë vesh se në këto tenda do të trajtohen rastet e dyshuara me koronavirus, në mënyrë që ata të mos hyjnë në Kliniken Infektive.
Në Kosovë të premten pasdite janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus, ndërkaq sot është konfirmuar një tjetër.
Ndërkohë që po priten edhe rezultate të mostrave tjera.
Artikuj të ngjashëm