Arbëri

Mjekët e vetizoluar në Viti s’janë testuar për koronavirus, Ramadani thotë se do t’u vijë koha

Foto: Ilustrim
 

Asnjë zyrtar nga Qeveria dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk ka ardhur për ta testuar grupin e personelit shëndetësor të vetizoluar në Viti, është bërë e ditur nga ky grup, ndërkohë që drejtori i IKSHPK-së ka thënë se ata do të testohen kur të vijë koha.

“Nuk mund të testohen të gjithë”, ka thënë Ramadani, duke iu përgjigjur pyetjeve rreth shqetësimeve të ngritura nga ky grup dhe duke shtuar se “duhet pritur të paktën katërmbëdhjetë ditë, me u shfaq simptomat e para”.