Sejdiu: Vetëm pse keni temperaturë s’do të thotë se keni koronavirus, kontrollohuni nëpër QMF Foto: Koha

Sejdiu: Vetëm pse keni temperaturë s’do të thotë se keni koronavirus, kontrollohuni nëpër QMF

12 March 2020 18:27

Basri Sejdiu, drejtor i SHSKUK-së, në një prononcim për Kohën, ka bërë apel tek qytetarët që të mos bëjnë panik nga situata e krijuar si pasojë e koronavirusit.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë më shumë nëpër shtëpi dhe të mos shkojnë për kontrolle në Klinikën Infektive të QKUK-së, por kontrollet t’i bëjnë nëpër Qendra të Mjekësisë Familjare apo në Spitalet e afërta Rajonale.

Po ashtu, ai ka thënë se nëse ata persona që dyshojnë se janë të prekur nga koronavirusi, nuk duhet të bëjnë panik nëse nuk kanë pasur kontakt me ndonjë person që mund të ketë qenë i ekspozuar ndaj virusit.

Sejdiu thotë se simptomat e koronavirusit COVID-19 janë të përafërta me ato të gripit sezonal, dhe thotë se vetëm se keni temperaturë nuk do të thotë se automatikisht jeni të prekur nga koronavirusi. Ai ka kërkuar që qytetarët të mos bëjnë panik e të vërshojnë Klinikën Infektive në QKUK.

Image

“Nëse s’kanë simptoma, nëse s’kanë pasur kontakt me ndonjë person që mund të ketë qenë i prekur, nuk duhet të shqetësohen. Kontrollet mund t’i bëjnë nëpër QMF ose në Spitale Rajonale, e të mos orientohen të gjithë në Infektivë sepse ngufatet puna e klinikës”, tha Sejdiu për Kohën.

Ndërkaq, Sejdiu ka thënë se janë siguruar 100 mijë maska kirurgjike që mund të shfrytëzohen nga mjekët.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme