Arbëri

Sipas opozitarit malazez, “Kosova është kozmos i Europës, zemër e Serbisë e shpirt i Malit të Zi”

 

Graçanicë, 10 mars – Kryetari i Malit të Zi të Vërtetë (Prave Crne Gore), Marko Millaçiq, gjatë një paraqitjeje nga Graçanica citohet të jetë shprehur se “Kosova është kozmos i Europës, zemër e Serbisë dhe shpirt i Malit të Zi” e citon B92, transmeton Koha.

Përmes një videomesazhi, të xhiruar para manastirit të Graçanicës, që më shumë të kujton ide nga shekuj tashmë të harruar, ai tha se lufta për Kosovën është luftë për shpirt të pavdekshëm dhe për shpirt të ortodoksizmit sllav.