Arbëri

Sipas Jeremiqit, Serbia ka rënë dakord që Kosova të pranohet në OKB

 

Kreu i partisë opozitare serbe NS, Vuk Jeremiq tha se liderët e tanishëm të Serbisë janë pajtuar që Kosova të pranohet në OKB. Ai ishte në SHBA ku u takua me zyrtarë nga Departamenti amerikan i Shtetit, si dhe kongresmenë dhe senatorë.

Jeremiq u shpreh se kjo administratë e SHBA-së ka pritje të mëdha që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit të përfundojë pas zgjedhjeve.