Arbëri

Krasniqi mbështet nismën e Thaçit për konsensus politik karshi Serbisë, por është skeptik

 

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, njëherësh ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përshëndetur nismën e presidentit Hashim Thaçi për të nisur një dialog me partitë politikë për të arritur një konsensus para marrëveshjes finale me Serbinë.

Krasniqi në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se është momenti i fundit që partitë politike në Kosovë të artikulojnë një qëndrim unik sa i përket politikës së jashtme që ndërlidhet me marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.