Historinë e heroizmit të komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe familjes së tij e njeh në thelb.
Kjo, pasi që për 20 vjet radhazi, Xhevat Imeri, shërben si ciceron në kompleksin memorial “Adem Jashari”.
Të njëjtën histori i duhet ta rrëfejë çdoherë, por asnjëherë pa emocione.
Të këndshme punën e tij, siç shprehet, e bëjnë vizitat e të vegjëlve nga shkollat e vendit, të cilët zgjodhën 5 marsin për vizitë të shoqëruar nga mësuesit e tyre, e nuk ngurruan t’i adresojnë pyetje ciceronit, raporton Koha.
Kulla e Jasharëve në Prekaz është vendi ku Imeri thotë se pranon më së shumti pyetje nga vizitorët, e në veçanti për një nga fotografitë e varura në murin e Kullës.
Copëzave të rrëfimit të tij gjatë periudhës 20-vjeçare si ciceron në Kompleks ua bashkon momentet e ndryshme me të cilat përballet çdo ditë pune.
Ndjeshmërinë e punës së përditshme Xhevat Imeri thotë se më së miri e përshkruan kur ndodhet te varrezat e Kompleksit, madje, siç thekson ai, ka kujdes të shtuar në këtë pjesë teksa u flet vizitorëve.
E ka me dëshirë të pyetet për idhullin e tij, të cilin ciceroni Imeri thotë se e ka që nga fëmijëria e si duket ia ka përcaktuar heroizmi i familjes Jashari.
Mes rrëfimesh e historish me vizitorë, Imerit njëra i është ngulitur në kujtesë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.