Arbëri

Azem Syla niset për në Hagë

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, ka udhëtuar për në Hagë, i cili është ftuar nga dhomat e specializuara.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Ismail Syla, këshilltar i presidentit Thaçi.

“Çdo gjë në këtë botë ka dy anë të medaljes. Jeta e arsimtarit, profesorit, ish të burgosurit politik, luftëtarit të lirisë Azem Syla, nga cila do anë ka vetëm një të vërtetë - përkushtimin jetësor për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjithmonë faqebardhë. Kudoqoftë. Do të kthehesh faqebardhë edhe pas këtij udhëtimi drejt Hagës”, ka shkruar Syla.

Image