Arbëri

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, menaxhuese e 50 mln eurove në vit, me tre kryeshefa

Foto: Koha
 

Moszbatimi i një urdhri gjyqësor nga Ministria e Bujqësisë ka bërë që Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) t’i ketë tre kryeshefa. Në institucionin që menaxhon me rreth 50 milionë euro përgjatë një viti, të drejtën për ta ushtruar këtë funksion Gjykata e Apelit ia njeh Elhami Hajdarit, të cilin ish-ministri Nenad Rikalo e kishte shkarkuar; “me letra” kryeshef është Ekrem Gjokaj, por i pezulluar pas një aktakuze kundër tij; ndërsa me vendim të ministrit Besian Mustafa aktualisht ushtrues detyre është Agim Nuha.

Më 25 shkurt, Gjykata Themelore ka nxjerrë një urdhër, i cili i kërkon Ministrisë së Bujqësisë që konform një aktvendimi të Apelit, ta kthejë në pozitën e kryeshefit Hajdarin. Hajdari ishte shkarkuar jashtëligjshëm nga ish-ministri Nenad Rikalo, i cili rreth dy vjet më parë, në vend të tij e kishte emëruar Gjokajn, shkruan sot “Koha Ditore”.