Arbëri

Maliqi: Viti 2021 të shpallet vit për persona me aftësi të kufizuar

Foto: Alban Bujari / KD
 

Me moton "Mos ma kufizo lëvizjen", shumë përdorues të karrocave e qytetarë, sot kanë marshuar në sheshet e kryeqytetit të Kosovës, duke bërë thirrje për vetëdijesim të shoqërisë për mungesën e infrastrukturës për personat me aftësi të kufizuara.

Këta të fundit shpesh konsiderohen si grup i margjinalizuar si pasojë e stigmës qytetare, si dhe nga mungesa e përkrahjes institucionale. Përfaqësues të këtyre personave rekomanduan që viti 2021 të shpallet vit i personave me aftësi të kufizuar.