Arbëri

Ymeri me kritika ndaj Kurtit: Qeverisja e tij asgjë ndryshe nga të kaluarat

Ymeri me kritika ndaj Kurtit: Qeverisja e tij asgjë ndryshe nga të kaluarat

Dikur së bashku kritikonin pushtetarët që udhëhiqnin në vend. Por, tani Visar Ymeri, po e kritikon ish-bashkëpartiakun e tij, Albin Kurti që qëndrimet e tij po ndryshojnë me ardhjen e tij në pushtet.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Ymeri thotë se deri më tani nuk ka parë një qeverisje më ndryshe se ato të kaluarat. Madje sipas tij, edhe sllogani i partnerëve të koalicionit se do të qeverisin ndryshe dhe se asgjë nuk do të jetë njëjtë, është vetëm një ekzagjerim i madh.