Arbëri

Ndërtimtaria, investimet më të mëdha të ndërmarrjeve

Foto: Driton Paçarada / KD
 

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për herë të parë ka publikuar të dhëna për statistikat e Investimeve në Ndërmarrje për vitin 2018, ku thuhet se investimet në ndërtesa dhe struktura të tjera ndërtimore, zënë pjesën kryesore të investimeve me 68.73 për qind.

Anketën për Statistikat e Investimeve në Ndërmarrje, ASK-ja e ka zhvilluar për herë të parë në territorin e Republikës së Kosovës, në vitin 2019. Anketa është zhvilluar në ndërmarrjet që kanë deklaruar blerje investive në shumë vjetore mbi 20 mijë euro, transmeton kp.