Arbëri

FAZ: Kryeministri Albin Kurti ka argumente të vlefshme që duhet të merren në konsiderim

FAZ: Kryeministri Albin Kurti ka argumente të vlefshme që duhet të merren në konsiderim
 

Gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në numrin e nesërm sjell një koment të shkurtër për krizën më të re në Kosovë, ku, mes tjerash, thuhet: në çështjen e reciprocitetit në raportet mes Serbisë dhe Kosovës kryeministri Albin Kurti ka argumente të vlefshme që duhet të merren në konsiderim.

Reagimet nga Brukseli madje lënë të kuptohet se Kurti ka përkrahës në BE. Por, shton “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Donald Trump dhe i dërguari i tij Richard Grenell duan të shpallin një pazar të shpejtë në afrimin mes Beogradit dhe Prishtinës. Këtu Kurti i pengon ata – dhe kjo mund ta rrëzojë qeverinë e tij, transmeton Koha.net.